Specialisti i futbollit Erjol Merxha: Superiorja një kampionat pa diferenca, “derbi” do dalë pa fitues

60
Sigal

SUPERIORE/ Specialisti i futbollit Erjol Merxha, sjell këndvështrimin teknik për javën e 18-të dhe për “Derbin”

Nga Agron KAJA

Superiorja kaloi një javë me dritëhije në rezultate, ju si e përshkruani javën e 17-të?

Unë mendoj se ishte një javë me ndeshje ku dominuan përsëri barazimet, çka nënkupton se kampionati po bëhet më i fortë. Nga ndeshja në ndeshje, ekipet kërkojnë të mos gabojnë dhe pikët janë më të vlefshme. Kjo ishte java e Bylisit, që fitoi me Partizanin dhe Vllaznia, që mbeti në katërshe.

Sa ndjesi ju krijon fakti që Egnatia ka marrë kreun e renditjes, dhe Partizani që e dorëzoi në Ballsh?

Së pari, do thoja se rikthimi i Egnatias në kreun e renditjes ishte çështje kohe. Duket kjo skuadër po rikthehet në ingranazhet e lojës së saj. Me largimet dhe të rinjtë e ardhur, tashmë po e bëjnë më të qëndrueshme lojën. Për Partizanin, lënia e kreut është provizore, pasi do ketë rivalitet me Egnatian.

Duke ju referuar renditjes, duken tashmë të shkëputura katër skuadrat e para?

Mendoj se po, janë të katërta skuadrat e para të favorizuara, dhe këtu më dhimbeset Elbasani im. Duhet të bëjë më mirë që ta synojë katërshen e parë të zonës “Final 4”, sepse me 21 pikë në vëndin e 5-të, synimet e këtij sezoni do t’i ketë të largëta.

Luhet java e fundit e fazës së dytë, e keni një përshkrim për 90 ndeshjet e luajtura deri më tani?

Deri tani, Superiorja ka treguar se është një kampionat pa shumë diferenca, ku përpos renditjes, skuadrat tregohen edhe të luhatura dhe me oshilacione. Ndërsa katër ekipet e para kanë bërë më mirë dhe janë më të stabilizuara e më të qarta në ecurinë e tyre në këto dy faza të para.

Kjo fundjavë e Superiores ka në kalendar një “Derbi” të kryeqytetit, Dinamo-Tirana, ju si e parashikoni?

Ndeshjet “Derbi” të kryeqytetit gjithmonë janë të bukura për t’i parë. Por unë për sfidën Dinamo-Tirana mendoj se “derbi” do dalë pa fitues. Dinamo duket më e favorizuar, sepse është treguar më e qëndrueshme nga Tirana. Gjithsesi, le të presim një ndeshje të bukur për t’u parë.

Historia ka bilanc pozitiv për Tiranën, mendoni se kjo do të  ndikojë në rezultat?

E përmënda më sipër, se në këto ndeshje pak ndikim ka pjesa e historisë. Në fushë luhet me realitetin, por luhet edhe me fatin. Duke e parë kështu, historia do të mbetet vetëm statistikë dhe larg asaj çfarë do të prodhojë fusha e lojës në 90 minutat e saj.

Nga këndvështrimi juaj, si e parashikoni ndeshjen Partizani-AF Elbasani?

Partizani vjen pas një humbje në Ballsh dhe e shoh si një sfidë të vështirë për Elbasanin. Gjithsesi, mundësitë janë në fushë për të dyja skuadrat, por këtë herë Elbasani duhet të përmirësohet në fazën sulmuese, sepse është një skuadër e kompletuar dhe me pak fat.

Në parashikimin tuaj për katër ndeshjet e tjera, mund të themi se janë çifte  me vështirësi të lartë?

Të gjitha janë ndeshje të vështira, duke ju referuar realitetit të tyre në tabelën e renditjes. Do kemi sfida të vështira, si për kreun, por edhe për fundin e renditjes. Sepse një humbje e Egnatias me Teutën e komplikon kryesimin. Po kështu edhe në çiftin Skënderbeu-Bylis, një sfidë mbijetese.

Në fundin e vitit 2024, si e mendoni zonën “Final 4” dhe fundin e tabelës së renditjes?

Për mua do ishte një kampionat më i mirë pa “Final 4”. Gjithsesi, unë mendoj se dy ekipet për titullin kampion duken Partizani dhe Egnatatia, ndërkohë që në fund duken më të qarta pozicionet me Bylisin, Skënderbeun apo edhe Teuta, Tirana e Laçi.

 

Përballjet Dinamo-Tirana në shifra

NË KAMPIONAT

Ndeshje                       178

Fitore Dinamo             64

Barazime                     41

Fitore Tirana                73

Golat                    188:224

 

NË KUPË

Ndeshje                       31

Fitore Dinamo             16

Barazime                     6

Fitore Tirana                9

Golat                        44:32

 

NDESHJA E PARË

Viti 1950

Tirana-Dinamo            0-1

NDESHJA E FUNDIT

Datë 19.10.2024

Tirana-Dinamo C        0-0

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 18

Datë 14 dhjetor 2024

Vllaznia-Laçi                           16:00

Dinamo C-Tirana                    19:00

(Në “Elbasan Arena”)

Partizani-AF Elbasani             19:00

Datë 15 dhjetor 2024

Skënderbeu-Bylis                    16:30

Teuta-Egnatia                          16:30

RENDITJA      

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     17        30

2.Partizani                   17        29

3.Dinamo C                17        28

4.Vllaznia                    17        28

5.Elbasani                    17        21

6.Teuta                        17        19

7.Tirana                       17        18

8.Laçi                          17        17

9.Bylis                         17        16

10.Skënderbeu             17        14

 

SHORTI I BOTËRORIT 2026

Shqipëria në grup “ferri” me Anglinë dhe Serbinë

Në mesditën e djeshme, në Zyrih të Zvicrës FIFA hodhi shortin e ndeshjeve eliminatore në grupe për Botërorin 2026 që do të luhet në tre shtete të Amerikës së Veriut dhe në 16 stadiume: Në SHBA në 11 stadiume, në Meksikë në 3 stadiume dhe në Kanada në 2 stadiume. Ky turne do të luhet mes datave 25 maj e 5 korrik 2026, dhe në të do të marrin pjesë 32 skuadra. Për skuadrat europiane, ndeshjet në 12 grupet kualifikuese për Botërorin 2026 do të nisin në muajin mars 2025 dhe do mbyllen me fazën “Play-off” në muajin mars 2026. Shqipëria në këtë short u përfaqësua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo dhe u shortua në Grupin K: Angli, Serbi, Shqipëri, Letoni dhe Andorra. Presidenti Duka ka deklaruar se ky grup nuk i pëlqen, ndërsa Silvinjo shpreson te kualifikimi. Me Anglinë jemi ndeshur 6 herë me 6 humbje, 1:19 golavarazhi negativ, ndërsa me Serbinë kemi 1 fitore dhe 1 humbje. Në 5 ndeshje me Letoninë janë shënuar 5 barazime, ndërsa në 7 ndeshjet me Andorrën janë shënuar 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

 

GRUPI K KUALIFIKUES

Skuadrat        Nd       P

1.Anglia          0          0

2.Serbia           0          0

3.Shqipëria      0          0

4.Letonia         0          0

5.Andorra        0          0