Skënderbeu del në stërvitje, Daja kërkon përqendrim

488
Dje, skuadra e Skënderbeut ka rinisur stërvitjen, pas tri ditëve pushim të dhëna nga trajneri Ilir Daja. Deri në prag të ndeshjes së parë me Dinamon e Zagrebit, janë 9 ditë kohë për të përgatitur në mënyrën më të mirë takimin, dhe tekniku u ka kërkuar përqendrim maksimal lojtarëve të tij. Para nisjes së stërvitjes, tekniku i ka kërkuar mediave që të largohen pas 10 minutave të para stërvitore, edhe pse interesimi i tifozëve ka qenë i madh për të ndjekur seancën e djeshme. Ndërkohë, lajm i mirë për Skënderbeun është fakti se, asnjë prej lojtarëve nuk është i dëmtuar, apo i pezulluar për kartonë. Të vetmit që rrezikojnë janë Radas dhe Vangjeli, të cilët nëse ndëshkohen në ndeshjen e parë, atëherë do të plotësonin numrin tre të kartonëve të verdhë dhe pezullohen për takimin e dytë në Elbasan.
Sigal