Nervozohet PSG-ja, Liga spanjolle mban Nejmar pezull

482
Edhe pse Nejmar është prezantuar në Paris dhe pret debutimin, por ai nuk erdhi fundjavën e shkuar, për shkak të vonesave burokratike, më parë duhet të kalojë lejekalimi ndërkombëtar (ITC), një procedurë e thjeshtë kjo, në shumicën e kohës. Gjithsesi, problemi ndryshe, pasi Liga Spanjolle e Futbollit e ka marrë ngadalë këtë punë, pasi ende nuk ka dërguar asnjë dokument, dhe nëse nuk e bën deri të enjten, Nejmar digjet edhe për ndeshjen e fundjavës në kampionat. Për këtë fakt, nga La Liga thonë se duhet kohë, dhe se sipas tyre, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por, nga ana e saj, PSG-ja duket se e ka kuptuar që në Spanjë po ia bëjnë qëllimisht, ndaj mund të drejtohen në FIFA-s, edhe pse aty do të ketë vonesa. Kështu, “Mister 222 mln” do ta ketë të vështirë që të bindë ish-ët, pas ata, edhe pse e kanë mbushur thesin me milionat e derdhura, gjejnë “bishta” që juridikisht janë të papranueshëm në kohë.
Sigal