Tirana është në avantazh 0-2 në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku skuadra bardheblu ka diktuar ritmin dhe ka marrë kontrollin e rezultatit.
Megjithatë, takimi është shoqëruar me një atmosferë të nxehtë jashtë aspektit sportiv. Gjatë gjithë lojës janë raportuar incidente në tribuna, përfshirë hedhje të sendeve të forta dhe mjeteve plasëse drejt fushës, ku nuk kanë munguar as objektivat ndaj trupës së gjykimit.
Pas disa paralajmërimeve të përsëritura, arbitri kryesor Juxhin Xhaja ka vendosur të ndalojë përkohësisht ndeshjen dhe është tërhequr në dhomat e zhveshjes për konsultim me delegatin e takimit mbi hapat e mëtejshëm.
Në këtë moment, lojtarët e të dy ekipeve vijojnë të qëndrojnë në fushë, ndërsa ende nuk është marrë një vendim për rifillimin apo ndërprerjen përfundimtare të sfidës.




















