Si i bindi Ronaldo me një telefonatë dy lojtarë të vinin te United

185
Sigal

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson “punësoi” Cristiano Ronaldon në vitin 2008 për të siguruar firmat e binjakëve Rafael dhe Fabio da Silva.

Kështu, Rafael zbuloi për “UTD Podcast” se si adoleshent ka marrë një telefonatë nga Cristiano dhe se ndikimi i tij i ka ndihmuar ata të marrin një vendim.

“Ai më telefonoi dhe nuk do ta harroj kurrë. Numri që më thirri ishte ndërkombëtar dhe unë thoja “Kush është ky?” “Unë kurrë nuk kam marrë një telefonatë të tillë. Unë u përgjigja dhe e kam njohur më parë sepse jemi stërvitur bashkë. Ai më përshëndeti në portugalisht dhe më pas vrapova drejt autobusit duke thënë ‘Është Ronaldo, është Ronaldo! Ai po na telefonon.’ Ai tha: “Po bie shi këtu në Manchester, siç e dini. Po ju telefonoj për t’ju thënë të nënshkruani për Manchester United. E di që do t’ju pëlqejë këtu.” “Nuk mund ta besoja. Ishte e mahnitshme”, kujton mbrojtësi i Botafoga-s.

 

Një histori e ngjashme në vitin 2020 u nda nga Fabio dhe ai shpjegoi se Ronaldo i ndihmoi ata të dy me pengesat gjuhësore dhe problemet e vetëbesimit ndërsa luanin për një nga klubet më të mëdha në botë.

Rafael ishte një mbrojtës i djathtë standard te United pas tërheqes së Gary Neville dhe fitoi tre tituj të Premier League dhe në 2015 u transferua te Lyon.

Fabio, nga ana tjetër, fitoi vetëm një titull në Premier League, kaloi ca kohë në huazim te QPR dhe u shit te Cardiff në 2014.