Shqiptarët në Kupat e Europës

845
Sigal

Skënderbeu rrezikon Sëlltikun në Ligën e Kampionëve. Skocezët mundën Barcelonën sezonin e kaluar

Skënderbeu, Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë nisur përgatitjet për të përballuar dy kompeticionet europiane, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës. Shorti do të hidhet, më 24 qershor, ndërkohë që ekipet që do të marrin pjesë në Ligën e Europës, do t’i zhvillojnë ndeshjen e parë më datë 4 korrik, ndërsa ajo e kthimit do të jetë një javë më pas. Skënderbeu, që merr pjesë në Ligën e Kampioneve do të luajë më më 16 ose 17 korrik, ndërkohë që dueli i kthimit do luhet më 23 ose 24 korrik. Skënderbeu do të zhvillojë për disa ditë stërvitjet në Durrës, ndërsa më pas do të zhvendoset në Austri, ndërkohë që Kukësi, pas përgatitjeve në Tiranë do t’i vijojë ato në Ohër të Maqedonisë. Korçarët kanë shumë pak mundësi zgjedhjeje sa u përket preferencave. Lista e 16 ekipeve, që do të jenë në vazon e parë dhe që njëri prej tyre do përzgjidhet për t’u përballur me kampionët e Shqipërisë, përbëhet nga skuadra me traditë në Ligës së Kampioneve, boll të kujtojmë se në vazon e “seeding teams” (pra ekipeve të forta me koeficient të lartë) ndodhet Sëlltiku i Gllazgout, me skocezët që mposhtën Barcelonën sezonin e kaluar. Sëlltiku është 44 herë kampion i Skocisë, kundrejt 4 herëve të Skënderbeut në Shqipëri. Gjithsesi, Sëlltiku ofron një mundësi të mirë nga pikëpamja financiare, pasi korçarët do të përfitonin jo pak nga shitja e të drejtës televizive nga ndeshja me gjigantin skocez fitues të Kupës së Kampioneve në vitin 1967. Bjellorusët e BATE Borisov janë kundërshtari me koeficientin më të lartë, i ndikuar edhe nga paraqitja mbresëlënëse në Europë edicionin e kaluar. Nëse vijnë klube si Sëlltiku, Dinamo e Zagrebit apo kushdo tjetër që ka një popullaritet të lartë, atëherë rivali i tij do përfitonte një shifër të majme për transmetimin e ndeshjes në Shqipëri, ku të gjitha do të shkonin në arkën e klubit. Kujtojmë se prej skuadrave shqiptare që kanë përfituar shifra të majme nga e drejta televizive janë Vllaznia kundër italianëve të Napolit, por edhe Besa kundër grekëve të Olimpiakosit. Ekipe të tjera që mund të bien në short janë Steaua Bukuresht (Rumani), Viktoria Plzen (Çeki), Dinamo Zagreb (Kroaci), Partizan Beograd (Serbi), Legia Varshavë (Poloni). Ndërkohë, mes ekipeve që renditen të fundit në 16-shen e vazos së parë, bien në sy emra si HJK Helsinki i Finlandës, Ekranas i Lituanisë dhe Dinamo Tbilisi e Gjeorgjisë. Nëse arrin të kalojë një raund të Ligës së Kampioneve, Skënderbeu ka mundësinë të ketë një aventurë të gjatë në Europë. Rregullorja e re e UEFA-s u jep mundësinë skuadrave që, nëse shkojnë deri në raundin e tretë kualifikues (korçarët e nisin nga raundi i dytë) dhe eliminohen, atëherë ata do të marrin pjesë në fazën “play-off” të Ligës së Europës. Ky modul nuk është praktikuar asnjëherë më parë dhe ka si synim të simulojë klubet si financiarisht, ashtu edhe për eksperiencën që përfitohet nga pjesëmarrja në kompeticione ndërkombëtare.

LIGA E KAMPIONEVE

Kundërshtarët e mundshëm

BATE Borisov                      Bjellorusi 39.175

Sëlltik                                    Skoci      37.538

Steaua Bukuresht            Rumani  35.604

Viktoria Plzen                    Çeki       28.745

Dinamo Zagreb                 Kroaci    25.916

Partizan Beograd              Serbi      17.425

Legia Varshavë  Poloni   13.650

Sherif Tiraspol   Moldavi                11.533

NK Maribor                         Slloveni                9.941

Slovan Bratislava              Sllovaki 8.341

IF Elfsborg           Suedi     8.125

Maccabi Tel-Aviv              Izrael     8.075

Molde FK             Norvegji               7.835

HJK Helsinki        Finlandë               6.701

Ekranas                Lituani                   6.300

Neftchi Baku      Azerbajxhan 5.708

Dinamo Tbilisi    Gjeorgji                5.333

Ekipi shqiptar (vazo e të dobëtave)

Skënderbeu       Shqipëri  2.833

(Ekipi i tetë më i fortë nga 18 ekipe)

LIGA E EUROPËS

Rivalët e mundshëm

Rosenborg BK    Norvegji               16.835

MSK Zilina          Sllovaki                 15.841

Levski Sofia                         Bullgari                 11.950

CSKA Sofia                          Bullgari                 8.450

Videoton Fehervar          Hungari                7.850

FK Ventspils                       Letoni                   6.658

Tromsø IL                            Norvegji               6.335

Aktobe                 Kazakistan   6.191

Dinamo Minsk                   Bjellorusi             6.175

St. Patrick’s         Irlandë                  5.975

Garabag               Azerbajxhan   5.708

Vojvodina Novi Sad         Serbi      5.425

Malmo FF            Suedi     5.125

FK Sarajevo                        Bosnjë 5.066

Astra Giurgiu                      Rumani                 4.604

KR Reykjavik                      Islandë                 4.583

Dudelange        Luksemburg         4.425

Inter Turku                         Finlandë               4.201

Dacia Chisinau                   Moldavi                4.033

Levadia Tallinn                   Estoni   3.941

Linfield Belfast                  Irl.Veriut              3.866

Honved Budapest            Hungari                3.850

Valletta FC                          Maltë   3.791

Differdange 03       Luksemburg                  3.675

Metalurgs Liepaja            Letoni                   3.658

Gefle IF                Suedi     3.625

Pyunik Yerevan       Armeni           3.600

Zrinjski Mostar                  Bosnjë                  3.566

Inter Baku           Azerbajxhan  3.458

Skonto Riga                        Letoni  3.408

Suduva Marijampole   Lituani      3.300

FC Vaduz             Liehtenshtejn 3.200

Flora Tallinn                        Estoni   3.191

Khazar               Azerbajxhan  2.958

HB Torshavn          Ish.Faroe          2.816

Rudar Pljevlja                    Mali i Zi                 2.800

TPS Turku                            Finlandë               2.701

Breidablik           Islandë                   2.583

Ekipet shqiptare (vazoja e të dobëtave)

KF Laçi   Shqipëri               1.083

KF Teuta              Shqipëri               1.083

KF Kukësi             Shqipëri               0.883

Kukësi u bë skuadra e 15-të shqiptare që, debuton në Europë

TRESHJA NË LIGËN E EUROPËS

Kukësi u bë skuadra e 15-të shqiptare që, debuton në Europë. Nënkampionët e Shqipërisë do të marrin pjesë në Ligën e Europës së bashku edhe me Teutën dhe Laçi (fitues i Kupës). Tre ekipet shqiptare ndodhen ën vazon “B”, të ashtuquajtur vazoja e ekipeve me koeficient të ulët. Është një listë shumë të gjatë klubesh në vazon e parë, që përbëjnë kundërshtarin e mundshëm. Një listë që alternohet nga klubet thuajse të pamundur për t’u mposhtur, deri tek ata që mund të cilësohen në një nivel të përafërt me shqiptarët. Pa diskutim që, emrat të cilat duhen evituar, janë Rozenborgu, CSKA e Sofjes, Malmo, Inter Baku, Makabi tel Aviv apo Tromso. Skuadra me një nivel të lartë futbollistik dhe me një diferencë të ndjeshme me përfaqësuesit e Superiores. Havnari i Ishujve Faroe, Valeta e Maltës, Brieablik i Islandës apo TPS i Finlandës nuk kanë një traditë të suksesshme në kompeticione të tilla.

SHORTI DHE DATAT E NDESHJEVE

Shorti i dy kompeticioneve europiane, Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës, do të hidhet më datë 24 qershor, në Nion të Zvicrs. Ekipet shqiptare, që marrin pjesë në Ligën e Europës, do e zhvillojnë ndeshjen e parë më datë 4 korrik, ndërsa ajo e kthimit do të jetë një javë më pas. Nëse arrijnë të kalojnë një raund, ndeshjet e ardhshme janë programuar më datat 18 dhe 25 korrik. Ndërkohë, Skënderbeu do e zhvillojë ndeshjen e parë më 16 ose 17 korrik, ndërkohë që dueli i kthimit do luhet më 23 ose 24 korrik.

SHQIPTARËT NË KUPAT E EUROPËS

Tirana                    74 ndeshje

Partizani               44 ndeshje

Vllaznia                 40 ndeshje

Dinamo                                40 ndeshje

Flamurtari           26 ndeshje

Teuta                    24 ndeshje

Besa                      14 ndeshje

Elbasani                6 ndeshje

Bylisi                      4 ndeshje

Skënderbeu       4 ndeshje

Apolonia              4 ndeshje

Albpetroli            2 ndeshje

Laçi                         2 ndeshje

Tomori                  2 ndeshje

Kukësi                   0 ndeshje

SHQIPËRIA, E 43-TA NË RENDITJEN E UEFA-S

Në renditjen e përgjithshme të vendeve europiane, që merr për bazë rezultatet e ekipeve në kompeticionet europiane në pesë sezonet e fundit (nga 2008-2009 deri 2012-2013), Shqipëria zë vendin e 43-të midis 53 vendeve (lëmë pas Maltën, Lihteshtejnin, Luksemburgun, Irandën e Veriut, Uellsin, Estoninë, Armeninë, Ishujt Faroe, San Marinon dhe Andorrën). Të ndara sipas sezoneve, Shqipëria ka këto koeficientë: 0.666 (2008-2009), 1.000 (2009-2010), 0.875 (2010-2011), 0.750 (2011-2012). Në total ka grumbulluar 4.166 pikë, çka përkthehet me pjesëmarrjen e katër skuadrave: një në Ligën e Kampioneve dhe tre në Ligën e Europës. Tri vendet e para ndahen nga Spanja (88.025 pikë), Anglia (82.963 pikë) dhe Gjermania (79.164 pikë), çka përkthehet me 7 ekipe pjesëmarrëse në kompeticionet europiane: katër në Ligën e Kampioneve dhe tre në Ligën e Europës.

EUROPIANI I SHPRESAVE U-21, SOT BOSNJË-SHQIPËRI

Pas humbjes 2-1 me Hungarinë në “Niko Dovana”, përfaqësuesja e 21-vjecarëve të Shqipërisë do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë në  eliminatoren e Euro 2015, pikërisht kundër Bosnjë Hercegovinës. Në këtë takim që do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin e Zenicës ekipi Shpresa do të kërkojë të marrë rezultatin e parë pozitiv në grup, edhe pse duket shumë e vështirë që të besuarit e Gegës të mund të dalin me pikë nga kjo sfidë. Përtej faktit që Shqipëria është shortuar në një grup shumë të fortë, kur bëjnë pjesë përveç Hungarisë dhe Bosnjë Hercegovinës edhe Spanja me Austrinë, grupi që ka në dispozicion trajner Gega vazhdon të vuajë në organizimin e lojës, sidomos në fazën sulmuese. Në përballjen me Hungarinë, kuqezinjtë rezistuan vetëm në 30 minutat e parë, ndërsa pas pësimit të golit dolën jashtë detyrave taktike, çka tregoi se duhet ende shumë punë për të ndërtuar një grup kompakt.