Sali Berisha uron kampionët e Botës: Argjentina e meritoi fitoren, Messi ‘Mbret’ i futbollit në Planet

72
Sigal

Argjentina u shpall kampione e botës, pasi mposhti Francën, me 11-metërsha.

Një triumf dramatik, që ishte i treti në histori për kombëtaren “albiçeleste”.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur dhe uruar ekipin kampion me një status në faqen e tij në “Facebook”, ku shkruan: “Argjentina, ‘Mbretëreshë’, kampione e botës!

Loja ishte fantastike!

Ekipet zhvilluan një nga lojërat më të bukura, më cilësore që unë kam ndjekur, por Argjentina meritoi fitoren. Leo Mesi sa tokësor aq dhe qiellor, kthehet në vendin e tij me Kupën e Artë, finale të artë, Mbret i Futbollit në Planetit tonë.

Urime Argjentinës, ‘Mbretëreshë’, kampione e botës.

Urime dhe ‘Gjelave’ nënkampion, të cilët me lojën e tyre mahnitëse dhe me pak më shumë fat mund të kishin sjellë Kupën në Francë, Europë”.

Image