Lëvizje e papritur/ Hysaj mund të kalojë te Juventus, e ka kërkuar Sarri

604
Sigal

Juventus është në kërkim të një pasuesi Joao Cancelo. Tercini i krahut të djathtë mund të largohet nga skuadra brenda pak ditësh i joshur nga Premier League dhe në veçanti nga Pep Guardiola dhe Manchester City.

Sipas medieve italiane klubi bardhezi është duke vlerësuar afrimin e shqiptarit Elseid Hysaj për të mbushur vendin e lënë bosh nga portugezi. Hysaj është një lojtar krejtësisht i ndryshëm nga Cancelo porsa u takon karakteristikave pai është i aftë të luajë edhe në të majtë, gjë që e ka bërë shpesh në karrierën e tij.

Sipas të njëjtave burime shqiptari mbrojtës tercin është një nga të pëlqyerit e trajnerit Maurizio Sarri që e ka përmendur emrin e Hysajt në takimin e së hënës në mbrëmje me Paratici-n. Lojtari vlerësohet diku te 25 milionë euro nga Napoli. Janë shumë për Juven që për këtë rol ka në mendje një blerje me kosto të ulët.

Për këtë shkak në listë janë edhe emra të tjerë si ai i Matteo Darmian. Duhet pasur parasysh edhe Juan Cuadrado, kolumbiani ka edhe një vit në kontratë dhe mund të rinovojë me Juventus për të bërë një rol të ri në skuadër, atë të tercinit të djathtë.

Juve po vlerëson shumë mundësi, por ajo e Hysajt mbetet më “e nxehta”. Për Hysajn është futur në lojë edhe Roma, por edhe verdhekuqtë për momentin nuk kanë ndërmend të derdhin 25 milionë euro në arkat e Napolit.