Shqipëria U-21 e pandalshme, fitore spektkolare me përmbysje ndaj Andorrës (VIDEO)

398
Sigal

Kombëtarja U21, pas fitores spektakolare 5-1 të marrë në fushën e Austrisë katër ditë më parë, ka marrë një tjetër sukses fantastik 3-1 me përmbysje ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”

Sfida nisi shumë keq për kuqezinjtë, që janë ndëshkuar pas vetëm dy minutash loje nga një penallti e Alaez. Reagimi i kuqezinjve ka ardhur në minutën e 62-të, kur Selmani ka barazuar shifrat me kokë pas një fluturimi mbresëlënës në zonën e rreptësisë kundërshtare.

5 minuta para fundit të sfidës, kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur përmbysja e madhe me Vrionin. Goli që ka vulosur fitoren e kuqezinjve është realizuar nga Bullari në minutën e 94-t.