Shqipëri-Hungari, publikohen formacionet zyrtare, debuton Bajrami

237
Sigal

Humbja ndaj Polonisë i kushtoi shumë Shqipërisë, jo vetëm ndërlikoi pozitat e kuqezinjve në renditje, por italiani humbi dhe tre titullarë në transfertën e Varshavës, Hysaj, Bare dhe Rey Manaj.

Edy Reja ishte i kushtëzuar të hidhte në fushë një formacion ndryshe, të paktën në emra dhe në filozofi pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria është e detyruar të kujdeset jo vetëm për të mos pësuar por dhe të shënojë.

Tekniku italian ka vendosur që këtë sfidë jetike t’ia besojë këtyre 11 lojtarëve: Berisha, Doka, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Abrashi, Gjasula, Trashi, Uzuni, Balaj, Bajrami

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja

HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi