Shpërthen festa në Manchester, Aguero shënon golin e kualifikimit për City-in

469
Sigal

Champions League zbulon sonte në mbrëmje dy skuadrat e tjera që sigurojnë një vend në gjysmëfinale, për t’iu bashkëngjitur Ajaxit dhe Barcelonës. Në “Etihad Stadium”, City kërkon të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, ndërkohë që Liverpooli kërkon të finalizojë kalimin për në turin tjetër pas fitores 2-0 në sfidën e parë të luajtur në “Anfield”.

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM 4-2 (0-1)

  • 4’ 1-0 De Bruyne dhuron spektakël me një aksion model dhe më pas shërben për Sterling, i cili me një goditje të bukur arrin të mposhtë portierin Lloris
  • 7’ 1-1 Laporte gabon në hyrje të zonës duke i dhuruar topin Son, i cili i vetëm përballë portierit Ederson, nuk fal duke vendosur baraspeshën
  • 9’ 1-2 E pabesueshme çfarë ndodh në “Etihad Stadium”. Son sërish është protagonist me një goditje spektakolare në hyrje të zonës
  • 11’ 2-2 Çdo aksion po kthehet në gol, Bernardo Silva gjen golin e barazimit pas një gjuajtje pa shumë pretendime në zonë
  • 21’ 3-2 Kevin De Bruyne del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe shërben në zonë, atje ku Sterling e ka shumë të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë
  • 59’ 4-2 City më në fund shënon golin që i jep momentalisht kualifikimin. Sergio Aguero godet shumë fort me të djathtën në një pozicion të prirët duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Lloris