Sigal

Piloti kanadez i garave me makina Robert Wickens, pësoi një aksident të rëndë në një garë duke thyer të dy këmbët e tij bashkë me dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, mushkëri dhe krahun e djathtë.

Përplasja ishte e përmasave të tmerrshme. 29 vjeçari u përfshi në përplasje të shumfishtë me kolegët e tij pjesëmarrës të garës, duke fluturuar në ajër jashtë barrierave mbrojtëse të pistës së garimit.

Sipas një deklarate nga autoritetet përgjegjëse të garës në fjalë, Wickens tashmë është “zgjuar dhe i vetëdijshëm” duke krijuar një ndjenjë çlirimi tek të gjithë.

Por ende nuk jepen informacione për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pilotit, pritet që ai ti nënshtrohet një sërë ndërhyrjeve kirurgjikale.