Shkëlqeu në sezonin e fundit, Bayern Munchen bën “boom” në merkato, bavarezët “prenotojnë” mbrojtësin aziatik

48
Sigal

Min-Jae Kim ka vendosur të bashkohet me Bayern Munchen. Mbrojtësi korean luajti një sezon fantastik te Napoli, duke u bërë kështu objektivi kryesor i merkatos së kampionëve të Gjermanisë.

Pas një periudhe rezistence, Bayern më në fund ka plotësuar kërkesat, për të siguruar firmën e koreanit. Bavarezët përfundimisht do t’i paguajnë 58 milionë euro Napolit, raporton Il Mattino.

Mbrojtësi do të fitojë 7 milionë euro plus shtesa, duke trefishuar pagën e tij aktuale. Transferimi do të bëhet zyrtar deri më 15 korrik, por ka të ngjarë shumë më shpejt pasi të përfundojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.