Ditë zie për familjen Kurti, 18 ditë pas aksidentit humb jetën vajza e tyre 6 vjeçe, Leila Kurti

32
Sigal

6 vjeçarja Leila Kurti nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Image

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Mediat fqinje shkruajnë se Gentian Kurti, 41-vjeç, është mjaft i njohur në San Polo ku jeton bashkë me familjen prej vitit 1998. Ai është drejtues i një servisi për makina dhe është këshilltar në bashki në radhët e Fratelli d’Italia (FDI), që prej 2018-s. Ndërsa bashkëshortja e tij Michela punon në restorantin Red Lion.

Sipas mediave italiane, 8 vjet më parë, familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda.

Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie.

Image