Shënoi ndaj Interit, Olayinka merr ftesë nga kombëtarja

481
Sigal

Pasi shënoi ndaj Interit në Champions, Peter Olayinka i hapi dyert kombëtares shqiptare duke theksuar se do ta mirëpriste një ftesë nga kuqezinjtë dhe se ishte i gatshëm të luante për skuadrën e drejtuar nga Edy Reja.

Por shpresa e të gjithë shqiptarëve për të parë ish-talentin e Skënderbeut të mbajë veshur fanellën e Shqipërisë ka marrë fund shumë shpejt, pasi sulmuesi 23-vjeçar është grumbulluar për herë të parë nga kombëtarja e vendit të tij të lindjes Nigeria.

Trajneri Gernot Rohr e ka përfshirë Olayinkën në listën prej 23 lojtarësh që janë thirrur për dy sfidat miqësore të muajit tetor që Nigeria do të ketë ndaj Brazilit dhe Singaporit. Në fakt bëhet fjalë vetëm për 2 ndeshje miqësore që nuk do t’i hiqnin të drejtën Olayinkës për të përfaqësuar Shqipërinë, por duket e vështirë që kjo gjë të ndodhë.