Shënoi Gjimshiti apo ishte autogol? Vendimi zyrtar shuan dyshimet

482
Sigal

Gol i Gjimshitit apo autogol i Wallace? Kjo ka qenë pyetja që shumëkush ka bërë pasi është shënuar goli i tretë i Atalantës në portën e Thomas Strakoshës te Lazio në duelin e sotëm mes dy skuadrave.

Për të mësuar të vërtetën, tifozët i janë drejtuar të dhënave zyrtare të Ligës së Futbollit Italian dhe kjo e fundit ka sqaruar gjithçka.

Ajo e interpreton aksionin në fjalë si autogol të Wallace, pasi është mbrojtësi i Lazios ai që devijon në portën e tij, sigurisht me “ndihmën” e Gjimshitit i cili e kushtëzon në atë aksion sulmues me devijimin e tij të lehtë.

Por mbrojtësi i Lazios është ai i cili shtyn topin drejt rrjetës së Strakoshës duke dhënë devijimin e fundit vendimtar ndaj në statistikat e këtij sezoni të Serisë A, ky do të cilësohet një autogol nga Wallace. G

Gjimshiti ka shënuar vetëm një gol në këtë sezon, në ndeshjen ndaj Interit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 4-1.