Sfida Tirana-Apolonia, bardheblutë superiorë në 20 vite

563
Natyrisht që, Tirana me Apoloninë janë takuar mes tyre në ndeshjet e luajtura në ish-Kategorinë e Parë e sot Kategoria Superiore, dhe në të gjitha përballjet në 20 vitet e fundit, bardheblutë kanë dalë superiorë ndaj fierakëve. Apolonia vjen në kryeqytet për të luajtur të shtunën sfidën e vlefshme për javën e tetë të Grupit B, por, për fierakët ka një tabu për t’u thyer, pasi nuk kanë arritur asnjëherë që të marrin pikët e plota në përballjet me Tiranën në kryeqytet. Mes tyre në këtë periudhë janë luajtur 16 ndeshje, ku veç 1 barazimi të Apolonisë në Kupën e Shqipërisë, Tirana ka një golavarazh të thellë 43:4. Kështu, nëse Apolonia të shtunën në “Selman Stërmasi” do të kërkojë revansh për fitoren e parë ndaj Tiranës në kryeqytet, skuadra e bardhebluve do të kërkojë që të reagojë me çdo kusht, pas disfatës së pësuar ndaj Bylisit këtu në Tiranë. Tirana renditet në vendin I në Grupin B të Kategorisë së Parë me 18 pikë në 7 ndeshje, ndërsa Apolonia ndodhet në vendin e 3-të me 11 pikë në po 7 ndeshje të luajtura.

Ndeshjet-Java e tetë

GRUPI A
Të shtunën, 18.11.2017 
Besëlidhja-Korabi 14:00
Erzeni-Vllaznia B 14:00
Burreli-Egnatia 14:00
Tërbuni-Dinamo 14:00
Të dielën, 19 nëntor 2017 
Besa-Kastrioti 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 7 17
2. Besa 7 12
3. Besëlidhja 7 11
4. Erzeni 7 11
5. Egnatia 7 11
6. Korabi 7 11
7. Dinamo 7 8
8. Tërbuni 7 5
9. Vllaznia B 7 5
10. Burreli 7 3
Ndeshjet-Java e tetë
GRUPI B
Të shtunën, 18.11.2017 
Shkumbini-Pogradeci 14:00
Turbina-Iliria 14:00
Tomori-Shënkolli 14:00
Tirana-Apolonia 14:00
Bylis-Naftëtari 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 7 18
2. Bylis 7 15
3. Apolonia 7 11
4.Tomori 7 11
5. Shënkolli 7 10
6. Iliria 7 9
7. Pogradeci 7 9
8. Shkumbini 7 8
9. Turbina 7 4
10. Naftëtari 7 3
Sigal