Moment i errët në karrierë, Van de Beek kërkon largimin nga Manchester United

164
Sigal

Donny Van de Beek po kalon një nga momentet më të errëta të karrierës së tij që kur u transferua te Manchester United, pasi trajneri Solskjaer nuk i beson dhe në ato pak shanse që ka pasur për të luajtur, nuk ka arritur të përshtatet si duhet.

Gjatë verës holandezi provoi të largohej, por mori garanci nga trajneri i ‘djajve të kuq” se do të mund të luajë shanset e tij, megjithatë situata nuk ka ndryshuar dhe tashmë Van de Beek po përgatitet të largohet që në merkaton e janarit.

Për të bërë të mundur një marrëveshje transferimi, fantazisti holandez ka ndërruar edhe menaxher, pasi është shkëputur nga agjenti Guido Albers dhe ka vendosur të bashkëpunojë me Ali Dursun, i njëjti që kujdeset edhe për shokun e tij te Holanda, Frenkie De Jong.