Suarez shau gjyqtarin, e pret dënim i rëndë nga UEFA

413
Luis Suarez e ka ofenduar rëndë gjyqtarin, Bjorn Kuipers dhe mund të dënohet nga UEFA
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka shpërthyer disa herë me ofendime të ndryshme drejt gjyqtarit, Bjorn Kuipers, në sfidën që katalanasit barazuan 0:0 me Juventusin në “Camp Nou”, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
“Ti je një lëpirës m***”, besohet të ketë qenë një nga fyerjet e Suarez sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”.
Por, pavarësisht këtyre sjelljeve të Suarez, Kuipers nuk e ndëshkoi uruguaianin, diçka që vështirë se do t’i shpëtojë komisioneve relevante të UEFA-s.
Sigal