Sfida me Anglinë, trajneri i Uellsit: Të tregojmë se kush jemi!

45
Sigal

Uellsi do të përballet me Anglinë të martën, në kuadër të Botërorit të Katarit. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat trajneri i uellsianëve, Rob Page.

“Jam i zhgënjyer nga fakti që deri më tani në Katar nuk kemi treguar nivelin e performancës që na lejoi të arrijmë këtu. Por unë do t’ju them një gjë: ky turne ka treguar se çdo ekip kombëtar mund të bëjë mirë.

Anglia? Ata kanë lojtarë shumë lojtarë të mirë, por ne duam të tregojmë se çfarë janë të aftë të bëjmë. A do të luajnë Bale dhe Ramsey titullar? Do ta zbuloni nesër” – tha ai. Uellsi ka grumbulluar një pikë deri tani.