Kishte shprehur dëshirën një vit më parë, Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare

156
Sigal

Gazetari i njohur shqiptar Adi Krasta është pajisur me pasaportë kosovare.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke publikuar dy fotografi ku shihet si shtetas i Kosovës.

Kujtojmë që rreth një vitë më parë Krasta në një intervistë kishte shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.

“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021, dëshirë tashmë e plotësuar për gazetarin.