Mister vdekja e Ministrit të Jashtëm bjellorus, dyshimet bien…

98
Sigal

Ndërron jetë në mënyrë misterioze Ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei. Kreu i diplomacisë së Bjellorusisë konsiderohej si një figurë që përpiqej të ruante marrëdhënie të mira me perëndimin dhe ishte kundër izolimit të vendit në bllokun pro-rus.

Mediat shtetërore vendase e njoftuan të Dielën, vdekjen e tij teksa këtë javë 64-vjeçari do të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, nga ku Rusia është përjashtuar dhe ku ai parashikonte të takohej me politikanë perëndimorë.

Shtypi britanik citon biznesmenin rus në arrati Leonid Nevzlin, opozitar me Putinin i cili hedh dyshime se ai është helmuar. Madje sipas tij, edhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, aleat i ngushtë i Putinit ka frikë se mund ta vrasin dhe ka ndërruar disa pjesëtarë të stafit të sigurisë dhe kuzhinierët.

Sipas tij, ministri nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe kjo ngjarje në dukje si infarkt, mund të lidhet me përpjekjet e Kremlinit për ta mbajtur Bjellorusinë pas vetes, teksa Minsku ka sinjalizuar afrimin me perëndimin dhe Kinën duke lënë në hije Moskën.