Conference League/ Daja: Përgjegjësi të përfaqësojmë Kosovën, Ballkani do të tregojë forcën

169
Sigal

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit, para duelit kundër Cluj në grupet e Conference League, deklaroi për mediat: “Jemi krenar që përfaqësojmë futbollin e Kosovës, kemi më shumë përgjegjësi. Natyrshëm që skuadrat e tjera në këtë fazë janë më favoritë se Ballkani prej eksperiencës, por ne do të provojmë t’ia dalim dhe do të masim forcat së pari me një skuadër si CFR Cluj. Shpresojmë që nesër të kemi motivin që të arrijmë maksimumin”.

“Nesër kemi mungesën e Kuc, kapitenit, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, duke ditur grintën e tij, por besoj se do mundohemi ta mbulojmë mungesën e tij. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha në dispozicion”, shtoi trajneri Daja.

“Jemi në ndeshjen e parë të kësaj faze nesër dhe nuk mund ta dimë se çfarë do mund të marrim pas gjashtë takimeve. Rëndësi ka që stadiumi të jetë plot, është mbështetje të kesh atë që është lojtari i 12.

Sigurisht që ne nuk jemi favoritë, por duhet të japim maksimumin, pasi në dy javë ekipi është shumë i ngarkuar, por duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Gjithsesi nuk do shkojmë për të kaluar radhën, por do shkojmë për të masur forcën me ekipe shumë të forta”, përfundoi Daja.