Seria A mendon për reformim të kampionatit, reduktim ekipesh dhe fazë “Play Off”

169
Sigal

Seria A  po mendon për të ndryshuar kampionatin. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina po shtyn për të ndryshuar formatin e kampionatit italian. Projekti i prezantuar pak muaj më parë është për të ndryshuar formatin e kategorisë elitare të futbollit duke nisur nga sezoni 2023-2024 por hapi i parë do të hidhet në 21 korrik kur në Asamble do të diskutohen ndryshimet e mundshme, duke nisur nga ai për të reduktuar kampionatin  në 18 skuadra.

Klubet e Serisë A sipas rendit të ditës të parashikuar në Asamble, do të vlerësojnë efektet e mundshme të ndryshimeve të ardhshme në formatin e Serisë A. Në veçanti flitet për reduktimin e skuadrave nga 20 në 18, dicka që kërkohet nga vetë Presidenti i federatës, por asambleja do të jetë edhe rasti për të diskutuar për përfshirjen e play off-eve dhe play outit.

Nuk do të ketë  asnjë problem për sa i përket të drejtave televizive, edhe me reduktimin e skuadrave pjesëmarrëse. Gjatë tratativave në raundin e fundit Serie A i ka rezervuar vetes të drejtën, për të ndryshuar formatin e kompeticionit në sezonet e ardhshme.