Sigal

Spanja ka turpëruar totalisht Kroacinë mbrëmjen e djeshme duke e mposhtur 6-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Golin e pestë të takimit e shënoi Ramos që më pas festoi me shqiponjë, një gjest ky që entuziazmoi jo pak shqiptarët.

E megjithatë, le të qetësohemi pasi shqiponja që bën Ramos ka një tjetër kuptim, ajo simbolizon vetëm një zog të lirë që vazhdon të rritet në lartësi.

Një diferencë mes festimit të shqiptarëve dhe atij të Ramosit, është edhe në mënyrën e formimit të simbolikës, teksa shqiponja gjithmonë ka hapësirë ndërmjet gishtave, ndërsa te festimi i Ramosit&CO gishtat janë të bashkuar. Jo vetëm Ramosi, në këtë mënyrë gjithashtu kanë festuar edhe Anelka me Witsel.