Deshamps në ethe për Francën, Zvicra e Portugalia në situatë “kritike”

559
Nga Agron KAJA
BOTËRORI 2018/ Luhen sot ndeshjet e parafundit në grupet A, B dhe H, vetëm Belgjika e kualifikuar
Edhe pse në kompanitë e basteve Franca kuotohet si favorite në ndeshjen e sotme në Bullgari, për trajnerin Didier Deshamps, skuadra e drejtuar prej tij është ende në situatë të vështirë, për sa i përket kualifikimit për në finalet e “Botërori 2018”. Sipas tij, këto 180 minutat e fundit do të jenë përcaktuese, dhe për ndeshjen e sotme në Bullgari, ai u ka kërkuar futbollistëve të tij që të mos e nënvleftësojnë kundërshtarin. “Kjo është një ndeshje e vështirë për ne, sepse ndeshemi me një kundërshtar të fortë. Nuk kemi ndonjë diferencë në kryesim, dhe duke ju referuar dy ndjekëseve tona, Suedisë e më pak Holandës, mendoj se kjo do të jetë ndeshja jonë më e vështirë në të gjitha sa kemi luajtur në këto kualifikuese”, kështu deklaroi dje trajneri i Francës, Didier Deshamps, i cili i frikësohet sfidës në Bullgari, pasi Suedia me 1 pikë më pak pret Luksemburgun dhe Holanda me 4 pikë më pak luan në Bjellorusi. Për trajnerin francez, Suedia është “çështje”, ndaj kërkon që kjo ndeshje me Bullgarinë të vlerësohet si finale për kreun e grupit. “tashmë dihet, se skuadra e vendit të parë në grup kualifikohet direkt, dhe ne këtë do të kërkojmë ta arrijmë në këto 180 minuta të fundit, duke e nisur nga Bullgaria”. Suedia pret në fushën e saj Luksemburgun, një ndeshje në letër e fituar për ta, por që nga ndeshja e sotme Bjellorusi-Holandë do të varet shumë kualifikimi direkt i saj, sepse në ndeshjen e fundit presin “Tulipanët”. Në grupin B, sot dy skuadrat e kreut do të jenë në epiqendër, pasi vetëm me 1 pikë diferencë, Zvicra sfidon Portugalinë. Në ndeshjen e parë mes tyre, zviceranët sfiduan me fitoren 2-0, ndërkohë që për të dyja duhet fitorja, sepse vendi i parë kalon nga Lisbona, në ndeshjen e fundit Portugali-Zvicër. Trajneri Fernando Santos, duke mos e llogaritur sfidën e sotme në Andorrë si të vështirë, më shumë vëmendjen e përqendron për 10 tetorin në Lisbonë. “Natyrisht që aty na duhet të bëjmë më të mirën e këtyre finaleve, jo vetëm të tregojmë se e meritojmë kualifikimin, por edhe të rikonfirmojmë se jemi skuadër që shohim larg në këtë Botëror”, ka deklaruar dje trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Në Grupin H, Belgjika sot luan pa probleme me Bosnjën, pasi e ka të siguruar kualifikimin, ndërsa Greqia do të presë ndonjë “dhuratë” prej saj, që ta mundë skuadrën boshnjake, dhe vetëm për të siguruar vendin e dytë në grup, i cili përzgjidhet në play-off si skuadër e vendit të dytë në grup, pasi të jenë mbyllur edhe ndeshjet e fundit ditën e martë.
Në grupin B, sot dy skuadrat e kreut do të jenë në epiqendër, pasi vetëm me 1 pikë diferencë, Zvicra sfidon Portugalinë. Në ndeshjen e parë mes tyre, zviceranët sfiduan me fitoren 2-0, ndërkohë që për të dyja duhet fitorja sot, sepse vendi i parë kalon nga Lisbona, në ndeshjen e fundit Portugali-Zvicër
Gjermania, skuadra e pamposhtur në kualifikuese
Me fitoren 3-1 që arriti të enjten me Irlandën e Veriut, skuadra e Gjermanisë bën të veçantën e këtyre ndeshjeve kualifikuese në grupe. Në 9 ndeshjet e luajtura, gjermanët kanë regjistruar 9 fitore, me një golavarazh të thellë 33:3, çka tregon jo vetëm për formën e mirë të saj, por njëherësh edhe e vendos atë si pretendente serioze për të fituar Kupën e Botës, finalet e së cilës do të luhen në Rusi gjatë muajve qershor-korrik 2018.
GRUPI A
Sot, 7 tetor 2017 
Suedi-Luksemburg 20:45
Bjellorusi-Holandë 20:45
Bullgari-Francë 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Francë 8 17
2.Suedi 8 16
3.Holandë 8 13
4.Bullgari 8 12
5.Luksemburg 8 5
6.Bjellorusi 8 5
Ndeshjet e fundit
Të martën, 10 tetor 2017
Francë-Bjellorusi 20:45
Holandë-Suedi 20:45
Luksemburg-Bullgari 20:45
GRUPI B
Sot, 7 tetor 2017 
Ishujt Faroe-Letoni 20:45
Andorra-Portugali 20:45
Zvicër-Hungari 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Zvicra 8 24
2.Portugalia 8 21
3.Hungaria 8 10
4.Ishujt Faroe 8 8
5.Andorra 8 4
6.Letonia 8 3
Ndeshjet e fundit
Të martën, 10 tetor 2017
Portugali-Zvicër 20:45
Hungari-Andorrë 20:45
Letoni-Ishujt Faroe 20:45 
GRUPI H
Sot, 7 tetor 2017 
Belgjikë-Bosnje H 20:45
Gjilbraltar-Estoni 20:45
Qipro-Greqi 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Belgjikë 8 22
2.Bosnje 8 14
3.Greqi 8 13
4.Qipro 8 10
5.Estoni 8 8
6.Gjilbraltar 9 0
Ndeshjet e fundit
Të martën, 10 tetor 2017
Belgjikë-Qipro 20:45
Estoni-Bosnje H 20:45
Greqi-Gjilbraltar 20:45
Sigal