FIFA gjobit rëndë Serbinë

303
Një vendim i orëve të fundit, i marrë nga FIFA, kundërshton gjithë këtë logjikë të përdorur nga UEFA, që gjithsesi nuk ka dalë ende me një vendim për këtë problematikë. FIFA ka gjobitur me 160 mijë franga zvicerane Federatën Serbe të Futbollit, pikërisht për koret dhe banerat e tifozëve serbë në ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018 kundër Austrisë dhe Gjeorgjisë.
“Banera me përmbajtje politike dhe diskriminuese”, shkruan FIFA në vendimin e zbardhur, që i adresohet pikërisht shprehjes “Kosova është Serbi”. Një standard i vendosur nga FIFA, që prej shumë vjetësh dhe në rast se UEFA nuk mban të njëjtin qëndrim ndaj Partizanit të Beogradit, atëherë përplasja mes institucioneve mund të jetë e paevitueshme, madje edhe më e rëndë, konfliktuale, pasi në këtë rast faktet janë bërë publike tashmë dhe fjalën e fundit duhet ta thotë selia me qendër në Nyon.