Serbia fitoi me rezultatin 21 derbin ballkanas me Malin e Zi dhe hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt “çimentimit” të vendit të parë në grupin 4 të Ligës C.

Në Beograd, vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, në minutat 30’ dhe 32’ me anë të sulmuesit të mirënjohur Adem Ljajiç dhe shokut të tij të repartit, Alexander Mitrovic. Ky i fundit humbi edhe një penallti në minutën e 38-të, pasi tentoi një goditje me “panenka”.

Malazezët reaguan në pjesën e dytë dhe rihapën takimin në minutën e 70’ me golin e Mugosës, por nuk arritën të rikthejnë baraspeshën, falë edhe pritjeve të portierit serb.

Me këtë fitore Serbia ruan kreun në kuotën e 11 pikëve, me një tjetër ndeshje për të zhvilluar, ndërsa ndiqet nga Mali i Zi me 7 pikë dhe Rumania me 6.