Samba dhe futboll, spektakli i Botërorit

319

Starton Kampionati i 20-të Botërori i Futbollit. Ceremoni madhështore në “Arena”, protesta në Sao Paölo

Ceremoni madhështore në “Arena Korinthnias” të Sao Paolos, me një mesazh të qartë “Ne jemi bota”, si një homazh për futbollin. Vallëzime magjike, ngjyra të mrekullueshme, një atmosferë tepër e gëzuar shoqëroi Ceremoninë e Hapjes së Kampionatit të 20-të Botëror. Një spektakël magjik me rreth 600 balerina! Xhenifer Lopez, kubanezi Pitbill dhe braziliani Klaudia Leite perfomuan këngën e Botërorit “Ne jemi një” përpara 68 mijë vetave, me portat e stadiumit që ishin hapur gati tri orë përpara, për të shijuar një ceremoni gati 25 minuta. Samba fton për vallëzim gjithë botën! 12 krerë shtetesh ishin të pranishëm në ditën e parë të Botërorit mes tyre edhe kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, teksa mungoi presidentja Dilma Rousef për shkak të kontestimeve të shumta. Botërori nisi me ndeshjen Brazil-Kroaci, ku tifozët brazilianë ishin veshur në përgjithësi me fanellën e yllit të tyre Nejmar. Sipas organizatorëve për çdo minutë të spektaklit janë bërë 20 orë provash, ndërkohë që, për të realizuar kostumet kanë punuar 15 rrobaqepëse, janë përdorur 120 mijë metra pëlhurë, 50 mijë metra tel, 50 mijë gurë dhe kristale dekorative si dhe 300 metra dhe 606 koka zinxhirësh. Rrugët e Sao Paolos ishin të mbushur me flamujt vendas. Botërori merr jetë mes vëmendjes maksimale. 32 skuadra në garë, 64 ndeshje, 600 mijë turistë në Brazil dhe një mori numrash e statistikash të tjera. Do të jetë ky natyrisht edhe edicioni më teknologjik i të gjitha kohërave pasi për këtë herë padronin do ta bëjnë faqet e internetit, rrjetet sociale, tabletet dhe telefonat inteligjentë. Gjithsesi, përpara Ceremonisë nuk munguan protestat e forta thuajse të zakonshme gjatë ditëve të fundit, për shkak të shpenzimeve marramendëse, rreth 11 miliardë dollarë. Qindra protestues zbritën në qendër të qytetit Sao Paulo, rreth 13 km larg stadiumit, duke shkaktuar trazira pas përplasjes me policinë. Pak orë përpara startit zyrtar të evenimentit pikërisht në këtë qytet me ndeshjen Brazil-Kroaci, manifestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të forcave të rendit, e cila ka reaguar me gaz lotsjellës, por gjatë përleshjeve ka mbetur e plagosur edhe një gazetare e kanalit amerikan CNN, madje edhe dy gazetarë të plagosur. Kjo është vetëm një prej shumë lëvizjeve të organizuara deri tani nga shoqatat e ndryshme dhe njerëzit e shtresave të ulëta që kundërshtojnë investimet marramendëse për organizimin e këtij evenimenti. Sipas informacioneve, në krye të protestuesve qëndrojnë grupet e majta braziliane që mesa duket janë ribashkuar për të shkaktuar trazira në të gjitha qytetet braziliane ashtu siç ndodhi edhe në Kupën e Konfederatave 2013. Për të siguruar zhvillimin normal të Kupës së Botës janë angazhuar 150 mijë ushtarë e policë dhe rreth 20 mijë oficerë privatë sigurie. Në Brazil priten të mbërrijnë rreth 600 mijë tifozë nga e gjithë Bota.

 Papa Françesku, urim për Botërorin

 Papa Françesku bëri një urim special për Botërorin e Brazilit. “Le të zhvillohet kjo Kupë Bote me gjithë qetësinë e duhur, gjithnjë me respektin reciprok, në solidaritet dhe vëllazëri mes burrave e grave, si dhe njerëzve që janë pjesë e së njëjtës familje”. Papa është tepër i pasionuar për futbollin.

Spanjë-Holandë, përsëritje e finales

 Sfida e sotme Spanjë-Holandë (22:00) pritet me shumë interesim, jo vetëm për të riparë finalen e Kampionatit Botëror të kaluar, por dhe për të parë gjendjen e kampionëve në fuqi të Botës. Spanja vjen si pretedentja numër një dhe trajneri Vinsente Del Boske e ka mjaft të qartë misionin e tij. Po sot, në orën 18:00 do të luhet dhe Meksikë-Kamerun.

Ozil: “Gjermania, një ekip i frikshëm”

 Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil, theksoi se përfaqësuesja e Gjermanisë ka një dëshirë të madhe për të triumfuar në Botëror në mënyrë mirënjohjeje për trajnerin Joakim Lëv. “Mendoj se jemi një ekip i frikshëm në çdo vend të botës që luajmë. Rivalët dëshirojnë të mos përballen me Gjermaninë pasi kanë frikë nga potenciali ynë”.

121 lojtarë, Anglia dominon Botërorin

 Dikur ishte Italia apo Spanja, por sot Botërorin e dominon Anglia. Skuadrat angleze janë ato më të përfaqësuara në botërorin Brazil 2014. Nga 736 lojtarë që janë grumbulluar për të luajtur për kombëtaret e tyre në këtë eveniment, 107 prej tyre aktivizohen nëpër skuadrat e Premier League, 13 futbollistë në Championship dhe një në kategorinë e tretë angleze.

Ronaldo, “perandori” i rrjeteve sociale

 Kristiano Ronaldo është lojtari më i mediatizuar në rrjetet sociale, duke lënë pas rivalin e tij Lionel Messi në klasifikimin e pëlqimeve në faqet respektive të “Facebook”. Ronaldo ka plot 79.5 milionë pëlqime nga ana e tifozëve. Plot 23 milionë më shumë se argjentinasi i Barcelonës, i cili ka marrë 56.2 milionë pëlqime. Dje, stërvitja e Portugalisë u ndoq nga rreth 10 mijë tifozë, për të parë yllin Kristiano Ronaldo.

Brazili, favoriti i kompanive të basteve

 Brazili është favoriti absolut për të triumfuar në Botëror. Të paktën kështu mendojnë ata që në lojë vënë paratë. Për kompanitë kryesore të basteve në botë do të jetë “Selecao” ajo që do të triumfojë në datën 13 korrik në stadiumin mitik “Maracana”. Pjesa më e madhe e kompanive të basteve e kuotojnë me keofiçentin 3 suksesin final të 5-herë kampionëve të Botës. Pas vendit organizator qëndron Argjentina.

Platini: “Koha e Blaterit ka përfunduar”

 Duket si një rrufe në qiell të pastër! Mishel Platini kundër Sep Blaterit. Presidenti i UEFA-s në një intervistë për të përditshmen franceze “L’Equipe” deklaroi se “mbretëria” e Blater ka përfunduar dhe se ai nuk do ta mbështesë numrin 1 të qeverisë së futbollit botëror në një mandat të ri. “Nuk do ta mbështes më, mendoj se koha e tij ka përfunduar”.

KALENDARI SIPAS DATAVE

Ndeshjet

12 QERSHOR

GR/A Brazil-Kroaci        22:00

13 QERSHOR

GR/A Meksikë-Kamerun        18:00

GR/B Spanjë-Holandë            22:00

14 QERSHOR

GR/B     Kili-Australi             00:00

GR/C Kolumbi-Greqi              18:00

GR/D Uruguai-Kosta Rika      21:00

15 QERSHOR

GR/D Angli-Itali              00:00

GR/C Bregu F.-Japoni             03:00

GR/E Zvicra-Ekuador             18:00

GR/E Francë-Honduras          21:00

16 QERSHOR

GR/F Argjentinë-Bosnjë 00:00

GR/G Gjermani-Portugali       18:00

GR/F Iran-Nigeri                    21:00

17 QERSHOR

GR/G Ganë-SHBA                  00:00

GR/H Belgjikë-Algjeri            18:00

GR/A Brazil-Meksikë            21:00

18 QERSHOR

GR/H Rusi-Koreja J.        00:00

GR/B Australi-Holandë    18:00

GR/B Spanjë-Kili                    21:00

19 QERSHOR

GR/A Kamerun-Kroaci          00:00

GR/C Kolumbi-Bregu F.         18:00

GR/D Uruguai-Angli       21:00

20 QERSHOR

GR/C Japoni-Greqi           00:00

GR/D Itali-Kosta Rika            18:00

GR/E Zvicër-Francë        22:00

21 QERSHOR

GR/E Honduras-Ekuador        00:00

GR/F Argjentinë-Iran              18:00

GR/G Gjermani-Ganë              21:00

22 QERSHOR

GR/F Nigeri-Bosnje        00:00

GR/H Belgjikë-Rusi        18:00

GR/H Koreja J.-Algjeri    21:00

23 QERSHOR

GR/G SHBA-Portugali            00:00

GR/B Australi-Spanjë             18:00

GR/B Holandë-Kili         18:00

GR/A Kamerun-Brazil           22:00

GR/A Kroaci-Meksikë           22:00

24 QERSHOR

GR/D Itali-Uruguai         18:00

GR/D Kosta Rika-Angli          18:00

GR/C Japoni-Kolumbi            22:00

GR/C Greqi-Bregu F.       22:00

25 QERSHOR

GR/F Nigeri-Argjentinë   18:00

GR/F Bosnjë-Iran                    18:00

GR/E Honduras-Zvicra           22:00

GR/E Ekuador-Francë            22:00

26 QERSHOR

GR/G Portugali-Ganë              18:00

GR/G SHBA-Gjermani           18:00

GR/H Koreja J.-Belgjikë  22:00

1/8 E FINALEVE

28 QERSHOR

49.  1A-2B          18:00

50.  1C-2D          22:00

29 QERSHOR

51.  1B-2A          18:00

52.  1D-2C          22:00

30 QERSHOR

53.  1E-2F           18:00

54.  1G-2H          22:00

1 KORRIK

55.  1F-2E           18:00

56.  1H-2G          22:00

ÇEREKFINALET

4 KORRIK

57.  Fit. 49-Fit. 50     22:00

58.  Fit. 53-Fit. 54     18:00

5 KORRIK

59.  Fit. 51-Fit. 52     22:00

60.  Fit. 55-Fit. 56     18:00

GJYSMËFINALET

8 KORRIK

61.  Belo Horizonte

Fit.57.-Fit.58             22:00

9 KORRIK

62.  Sao Paolo

Fit.59-Fit.60       22:00

Vendi i tretë

12 KORRIK/BRAZILIA

Humb.61.-Humb.62         21:00

Finalja

13 KORRIK/RIO DE ZHANEIRO

Fit.61-Fit.62       21:00