Ronaldo: ‘Topi i Artë’ dhe çmimi ‘FIFA The Best’ po humbasin kredibilitetin

24
Sigal

Pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo është nderuar me dy çmime nga “Globe Soccer Awards”.

Ylli portugez fitoi çmimin “Futbollisti më i mirë në Lindjen e Mesme”, si dhe çmimin “Maradona” si “Golashënuesi më i mirë i vitit” për vitin 2023,

Ronaldo ka dhënë një deklaratë mjaft befasuese ku thotë se Topit të Artë dhe çmimit FIFA The Best po i humbasin kredibilitetin.

“Ne duhet ta analizojmë të gjithë sezonin. Nuk do të thotë se Messi nuk e meritoi atë, apo Haaland apo edhe Mbappe, thjesht nuk besoj më në këto çmime. Nuk është për shkak se unë fitova në Globe Soccer, por këto janë fakte, numrat janë atje dhe nuk mashtrojnë. Nëse ktheheni mbrapa dhe shihni se çfarë ndodhi në Man United dhe Portugali, njerzit më menduan mua të humbur, por e vërteta është se unë u fokusova dhe pata një periudhë të shkëlqyer në Al Nassr, prandaj shënova 54 gola”, tha Ronaldo.