Ronaldo ‘fenomeni’ blen 51% të aksioneve, bëhet president i klubit spanjoll

548
Sigal

Tashmë është zyrtare: Ronaldo ‘fenomeni’ do të jetë presidenti i ri i klubit spanjoll të Real Valladolid. Braziliani ka blerë 51% të aksioneve për shifrën e 30 mln eurove, shkruajnë mediat spanjolle.

Sot pronari aktual Carlos Suarez dhe kryebashkiakun i qytetit Oscar Puente kanë bërë prezantimin e brazilianit.

Për këtë aventura ‘fenomeni’ u shpreh: “Ne duam të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm për të konkurruar dhe do të jemi transparent në menaxhimin tonë.

Së bashku, jam i bindur se do të jetë shumë e vështirë për të na mposhtur. Dua që të gjithë të ndihmojnë në ndërtimin e këtij klubi, ftoj edhe tifozët që të marrin pjesë në këtë projekt. Duke na dhënë ide, sugjerime, kritika dhe shpresa. Dua të jem pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së Real Valladolid.”