“Rikthehet” Behrami: Interi favorit për Scudetton, pastaj vjen Napoli me Milanin! Juve duhet të marrë De Paul

40
Sigal

Ish-mesfushori i Napolit dhe kombëtares zvicerane, Valon Behrami është rikthyer kësaj here të flasë për rivalitetin në Serie A.

Për Tuttosport, kosovari dha mendimin e tij për favoritin e këtij sezoni në kampionatin italian. Për Behramin, Interi është më e avantazhuar se sa skuadrat e tjera.

“Inzaghi drejton skuadrën më të pajisur me lojtarë, e përforcuar edhe nga përvoja e finales në Champions League vitin e shkuar dhe me dëshirën për të fituar kampionatin që i rrëshqiti dy vite më parë kur fitoi Milani; vitin e kaluar Napoli ishte i paarritshëm. Do të ishte e habitshme nëse Inter nuk do të fitonte. Më pas vijnë Napoli dhe Milan dhe pas tyre Juventusi.”

Për këta të fundit, Behrami ka një këshillë: Një profil si i lojtarit De Paul i mungon Juventusit. Me të vërtetë e pëlqej shumë, një lojtar që do të ndryshonte ekipin.