Revolucion tek Juventusi, Del Piero bëhet gati për rikthimin e bujshëm

122
Sigal

Shumë të dhëna mund të përbëjnë provë të një revolucioni të afërt në shtëpinë e Juventusit. Alex Del Piero i cili u rikthye në stadium pas 10 vitesh mes ovacioneve të publikut, kritikat sociale të Lapo Elkann ndaj Allegrit, deklaratat në favor të Conte nga Evelina Christillin, po ushqejnë zërat për ndryshime të mundshme në sektorët kyç të skuadrës torineze.

Nuk është një risi hipoteza që Andrea Agnelli mund të zëvendësohet në krye të Juventusit. Që në fund të sezonit të kaluar u fol se John Elkann mund të vendosë në vend të tij motrën Ginevra.

Marrëdhëniet mes Del Pieros dhe presidentit aktual nuk janë shumë të mira dhe një largim i Andreas mund t’i hapë rrugën ish-legjendës në një post drejtues në klub si president nderi. Nëse kjo ndodh largimi i Nedved do të ishte thuajse i sigurt.