Renditja sipas FIFA, Shqipëria humbet një pozicion

423
Sigal

Renditja zyrtare e FIFA-s pritet të publikohet më datë 4 prill, por nga një përllogaritje e thjeshtë e “Football Rankings”, duke marrë parasysh ndeshjet e luajtura nga Kombëtaret që tashmë kanë nisur edhe kualifikimet e për europianin 2020, rezulton se Shqipëria do të zbresë me një pozicion.

Në renditjen e muajit të kaluar Shqipëria ishte e renditur në vendin e 61, ndërsa këtë herë Kombëtarja pozicionohet në vendin e 62. Në këtë klasifikim ka pasur ndikim disfata e pësuar në Shkodër përballë Turqisë, edhe pse më pas Shqipëria rregulloi disi bilancin me fitoren në transfertë ndaj Andorrës.

Ndërkohë, në rritje konstante vazhdon përfaqësuesja e Kosovës, e cila edhe këtë herë është ngjitur me 2 pozicione dhe tashmë renditet në vendin e 128, rendita më e mirë në histori deri më tani. Dardanët i nisën eliminatoret e europianit 2020 me një barazim në shtëpi përballë Bullgarisë, edhe pse ishte një ndeshje që e dominuan totalisht. Sakaq, 3 vendet e para të klasifikimit pritet të mos kenë ndryshime me Belgjikën në vendin e parë, e ndjekur nga Kampionët e Botës, Franca dhe më pas Brazili.