Rekordmenia Nikol Merizaj: I tejkalova pritshmëritë, më shumë në Botëror

1709
Sigal

Në të gjitha garat ku morët pjesë, i arritët pritshmëritë tuaja individuale?

Unë mendoj se i kam tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mia në garat e Kupës së Shqipërisë. Sepse është e vështirë që të zhvillosh gara në këtë periudhë, duhej të bënim më pak pushime.

Veç Rekordit Kombëtar që thyet në 50 m stil flutur, ku mendoje se duhet të ishe më mirë?

Në garat e stilit të lirë prisja të kisha rezultate rekorde, sepse aty ndjehem më e sigurt. Gjithsesi, unë po ja u përsëris, se periudha që zhvillohen garat e Kupës nuk është shumë e favorshme për ne notarët. Hapësira e pushimeve dhe moti i nxehtë nuk favorizojnë garën.

Nga garat e “Tarragona 2018” në këto të Kupës së Shqipërisë, si ka qenë performanca juaj në gara?

Unë stërvitem në Greqi, por kur bëj gara këtu në Shqipëri, ndihem më mirë, ndihem më e sigurt në çdo garë. Ndaj ndjehem shumë e detyruar që ta përfaqësoj Shqipërinë sa më denjësisht në çdo garë. Ky do të jetë objektivi im në çdo garë ndërkombëtare.

Kupa e Shqipërisë ishte e fundit garë kombëtare për vitin 2018, ju i keni arritur objektivat tuaja në këto gara?

Objektivat e mia për këtë vit në të gjitha garat janë arritur. Tashmë unë po mendoj vetëm për Kampionatin Botëror në Kinë në pishinë 25 m. Do do punoj fort, për të shkuar vetëm me synimin për të thyer rekord kombëtar.

Rekordi Kombëtar që Nikol Merizaj theu në garën 50 m stil flutur, kishte katër vite që nuk prekej. Me kohën 29:49, nga 29:87, Merizaj uli nga “froni” ish-Kampionen Noel Borshi, e cila e kishte thyer këtë rekord në vitin 2014

Frenc Bërdaku i Teutës nuk ishte rastësi në fitoren që ai arriti në garat e Kupës së Shqipërisë. Në kategoritë të Rinj e të Rritur, Bërdaku grumbulloi më shumë pikë, duke treguar se vazhdimësia e tij nga gara në garë ka shumë progres

Theu rekordin 10-vjeçar, Miralba Sula: U ndjeva e lumtur!

Notarja shtatshkurtër Miralba Sula, erdhi nga Greqia dhe konkurroi me dinjitet në garat e Kupës së Shqipërisë. Ajo theu edhe 2 Rekorde Kombëtare, për të cilat u ndje e lumtur. “Kam shumë vite që jetoj në Greqi, dhe garimi këtu në Shqipëri më bëri shumë të lumtur. Theva edhe 2 Rekorde Kombëtare, të cilët i mendoj pjesë të punës që kam bërë. Por nuk do ndalem me kaq, sepse në veprimtaritë ndërkombëtare në këtë fundviti, do t’i përmirësoj kohët rekord në garat 50 m stil i lirë, dhe 50 m stil flutur”, kështu deklaroi dje notarja Miralaba Sula dje për gazetën “Telegraf”.

 

MË TË MIRËT

Individë

Meshkuj-Frenc Bërdaku (Teuta) me 1124 pikë

Femra-Nikol Merizaj (Tirana) me 1186 pikë

Skuadra

Meshkuj-Butrinti (Sarandë) me 211 pikë

Femra-Te Stela (Tiranë) me 249 pikë

 

REKORDET KOMBËTARE

Dita e Parë-1 shtator 2018

50 m Bretkosë/ Fëmijë Kat. A

Telma Hashorva (Te Stela)

Rekordi 37.53-Ishte 37.56

400 m Katërnotim/ Fëmijë Kat. C

Kaltra Meça (Te Stela)

06.12.44 (Për herë të parë)

50 m Stil i Lirë/ Fëmijë Kat. A

Miralba Sula (ALB)

Rekordi 28.13-Ishte 28.69

200 m Katërnotim/ Fëmijë Kat. C

Kaltra Meça (Te Stela)

Rekordi 2.57.96-Ishte

Stafetë 4X100 m Miks/Femra

Ekipi i Te Stela

Rekordi 5.25.69-Ishte 5.37.44

 

Dita e dytë-2 shtator 2018

100 m Stil Flutur/ Fëmijë Kat. C

Kaltra Meça (Te Stela)

Rekordi 1.21.28-Ishte 1.25.00

50 m Stil Flutur/ Të Rritura

Nikol Merizaj (Tirana)

Rekordi 29:49-Ishte 29:87

50 m Stil Flutur/ Të Reja

Miralba Sula (ALB)

Rekordi 29:97-Ishte 30:29

800 m Stil i Lirë/ Fëmijë Kat.C

Kaltra Meça (Te Stela)/Jashtë gare

11.09.17 Rekord i ri Kombëtar