Reja: Jam i lumtur për kualifikimin e Shqipërisë, nuk ndihem xheloz

43
Sigal

Para fillimit të eventit “Mbrëmja gala më të mirët 2023”, u pyet për Kombëtaren e Shqipërisë ish-trajneri i kuqezinjve, Eduardo Reja. Reja u shpreh se nuk ndihet aspak xheloz për kualifikimin e madh të arritur nga skuadra e Silvinhos, në Euro 2024.

Ndiheni pak xheloz, që Shqipëria është kualifikuar?

Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia  dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre” – Tha ai.