Reali kërkon rikthimin e menjëhershëm të Odegaard, ja arsyeja

434
SAN SEBASTIAN, SPAIN - SEPTEMBER 14: Martin Odegaard of Real Sociedad reacts during the Liga match between Real Sociedad and Club Atletico de Madrid at Estadio Reale Arena on September 14, 2019 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
Sigal

Real Madrid duket se po mendon seriozisht rikthimin e Martin Odegaard, i cili ka shpërthyer në radhët e Real Sociedad. Klubi bask e huazoi këtë verë për 2 sezone fantazistin norvegjez dhe që në muajt e parë ai po shkëlqen me 4 gola e 5 asiste në 16 ndeshje.

Florentino Perez është i bindur që Odegaard do të bëhet një yll në Madrid dhe synon ta marrë që verën tjetër teksa raportet e mira mes dy klubeve do ta lehtësojnë rikthimin e lojtarit më shpejt seç ishin dakordësuar palët.

Aktualisht 21-vjeçari ka kontratë deri në 2023 me Real Madrid por me tu kthyer në bazë, ai pritet të rinovojë edhe për të paktën 3 sezone të tjera.