Rasti i dyshimtë në sfidën Egnatia-Partizani, shikoni nëse ishte penallti ose jo

111
Sigal

Partizani ka humbur me një rezultat të thellë 3-0 përballë Egnatias në ndeshjen e fundjavës në Rrogozhinë. Por të kuqtë janë larguar nga stadiumi të pakënaqur jo thjesht nga rezultati.

Në kampin kryeqytetas ekziston bindja se janë penalizuar që në start nga një vendim i gabuar i kryesorit Enea Jorgji si dhe të asistentëve të tij në sallën e VAR. Rasti i diskutueshëm është ai i minutës së 15 të sfidës, kur portieri Sherri ndaloi Da Silvan në zonë.

Kryesori Jorgji urdhëroi vazhdimin e lojës. Edhe pas kontaktit, me sallën e VAR-it, ai vendosi që loja të vijonte normalisht.

Por pamjet tregojnë se Sherri, pavarësisht se e ka devijuar topin, në anën tjetër ka penguar këmbën mbështetëse të Da Silvës dhe i ka humbur ekuilibrin. Në këtë rast Jorgji bashkë me arbitrat në VAR kanë gabuar në vendimmarrjen e tyre.