Ramsdale nuk ofron siguri për portën, Arsenali në kërkim të një portieri, mes alternativave edhe një shqiptar

14
Sigal

Arsenal po vlerëson opsionet për portën, me Aaron Ramsdale që mund të largohet në verë për shkak të performancave të dobëta të tij. 25-vjeçari është aktivizuar në vetëm 6 ndeshje në kampionat dhe fakti se Ramsdale nuk ofron siguri, ka vënë në lëvizje klubin.

Drejtuesit kanë identifikuar pesë “gardianë” të mundshëm që mund ta zëvendësojnë atë, ku një prej tyre është shqiptarë. Në listë ëshë Diant Ramaj, 22-vjeçari që mbron portën e Ajax. Alternativa të tjera po aq të rëndësishme janë Anthony Patterson (Sunderland), Patrick Schulte (Columbus Crew), Michele Di Gregorio (Monza) dhe Davide De Gea, aktualisht pa ekip.