Qeveria Kosovës miraton vendimin që shpërblen përfaqësuesen e futbollit me 500 mijë euro

516
Sigal

Në mbledhjen e ditës së sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi që shpërblen përfaqësuesen e futbollit me 500 mijë euro.

Së fundmi, Kosova luajti edhe ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2020 ku barazoi 1-1 me Bullgarinë.

Suksese ka pasur edhe në Ligën e Kombeve, ku e ka fituar vendin e parë në grup.

Krerët e vendit në vazhdimësi kanë dashur të motivojnë lojtarët duke iu premtuar shpërblime për çdo sukses të arritur.