PSG, një hap larg Lionel Messit

251
Sigal

Leo Messi dhe Kylian Mbappe, dy emra të mëdhenj të futbollist që të ardhmen e tyre e kanë të kryqëzuar mes Spanjës dhe Francës.

Argjentinasi është larguar nga Barcelona dhe me shumë mundësi PSG do të jetë destinacioni i tij. Gazetari i AS, Andres Onrubia, raporton se mes Messit e francezëve ka një akord total.

Jo vetëm kaq, por thuhet se kanë nisur që tani të merren me gjetjen e shkollës për fëmijëve të “Pleshtit”. Nga ana tjetër Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen të largohet nga PSG.

Lionel Messi pritet të fitojë reth 40 milionë euro në vit pa taksa në Paris Saint-Germain.

Ai pritet të firmosë një kontratë fillestare dyvjeçare me opsion për një vit tjetër, pra kontratë trevjeçare

Nëse shifrat janë vërtet të sakta, 34-vjeçari do të fitojë 769 mijë euro në javë dhe potencialisht mund të fitojë 120 milionë euro në përgjithësi për tri vite.

“Divorci” me kampionin e botës nuk ka qenë kurrë kaq pranë. Mbappe nuk është bindur as nga afrimet e Ramos, Donnarumma, Hakimi e Ëijnaldum. Sulmuesi e ka ndarë mendjen të largohet.

PSG nga ana tjetër nuk dëshiron të ndodhë diçka e tillë, por shanset janë që Mbappe t’i lërë këtë muaj dhe ata të përfitojnë në aspektin financiar, ndryshe verën e ardhshme nuk do të merrnin asnjë qindarkë.

Ndërsa gazetari i njohur, Julien Maynard, ka thënë se Messi nuk dëshiron numrin “10” tek PSG, por ai do të mbajë numrin “19”.

Kujtojmë që ai e kishte mbajtur këtë numër më herë tek Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës.