Fushë Krujë/ Makina përplas këmbësorin, autori largohet nga vendi i ngjarjes

246
Sigal

Një 68-vjeçar është goditur të premten në darkë nga një automjet ende i paidentifikuar në fshatin Kameras të Fushë Krujës.

Burimet nga policia thanë se mjeti pasi e ka goditur këmbësorin është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se shtetasi me inicialet B.L., rreth 68 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.