Me diarre e të vjella/ Ushtarët që u helmuan në Vlorë, pjesë e një stërvitjeje ekstreme

247
Sigal

Disa ushtarë janë helmuar sot në Vlorë. Janë katër ushtarë që janë helmuar, e konfirmuar një gjë e tillë nga Urgjenca e Spitalit.

Ushtarët e helmuar paraqesin simptoma të tilla si diarreja dhe të vjellat. Dy prej tyre janë me temperaturë mbi 38 gradë.

Bëhet me dije se ushtarët nuk janë pjesë e operacionit në Llogora. Ata janë pjesë e një force speciale, e cila prej ditësh është duke zhvilluar stërvitje ekstreme.

Nuk konfirmohet nëse kanë konsumuar ushqim në mensë.