Pritet vetëm miratimi nga qeveria, për ndeshjet e javës së ardhshme të Serie A

633
Sigal

Koronavirusi “Covid-19” ka ndikuar shumë në mbarëvajtjen e Serie A dhe pritet ta bëjë këtë akoma.

Javën e shkuar u anuluan katër ndeshje dhe Federata Italiane ka vendosur të shohë për një zgjidhje urgjente, pasi kalendari i skuadrave është shumë i ngjeshur dhe ndeshjet e prapambetura do të jetë e vështirë të likuidohen.

Kështu, mediet italiane raportojnë se Federata ka vendosur që java e ardhshme, ajo e 26 të luhet me dyer të mbyllura, pa praninë e asnjë tifozi. Ky vendim nuk përjashton as supersfidën Juventus-Inter, që është një nga ndeshjet kopertinë të futbollit përtej Adriatikut.

Vendimi është marrë tashmë nga Federata dhe pritet të marrë miratim nga qeveria e shtetit fqinj.

Gjithashtu është lajmëruar se të gjithë personat që janë pajisur me bileta, do të duhet të paraqiten për të marrë mbrapsht paratë e shpenzuara.