Kishte kërkuar dorëheqjen në fund të sezonit, drejtorit sportiv të skuadrës së njohur i djegin shtëpinë dhe makinat (FOTO)

236
Sigal

Prona e shefit ekzekutiv të Sëltikut në Skoci ka rënë pre e një sulmi ku si pasojë është djegur një pjesë e mirë e shtëpisë dhe tre makina të parkuara brenda pronës.

Piter Lauell punon prej 17 vitesh si shef ekzekutiv tek Sëltik teksa kishte njoftuar dorëheqjen e tij ne fund të sezonit pas një periudhe të suksesshme në krye të skuadrës skoceze.

Ngjarja ndodhi në Gllasgou dhe sipas njoftimit të policisë kamerat e sigurisë kanë pikasur një burrë i cili spërkaste me lëndë djegës makinat dhe pjesën jashtë shtëpisë për t’i vënë më pas flakën.

Lauell është tmerruar nga ngjarja dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit duke u larguar nga prona së bashku me familjen e tij. Policia po heton mbi akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme dhe dyshohet se shkak të jetë posti i 61 vjeçarit tek skuadra skoceze.