Premier Ligë/ Rikthimi në kampionat pas Botërorit, Totenhemi ndalet nga Brentford

187
Sigal

Totenhemi është ndalur nga Brentford në javën e 17-të të Premier Ligës. Të dyja ekipet janë mjaftuar me barazim 2-2 duke dalë me nga një pikë nga sfida.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15-të nga vendasit, shënoi Janelt. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli tjetër nga Brentford, me autor Toney (54′). Vetëm në minutën e 65’ Herri Kejn arriti të shkurtonte diferëncën duke shënuar golin e parë për ekipin e tij. Ndërsa në të 71’ u realizua dhe goli i dytë për Totenhemin duke mbyllur sfidën në barazim.

Totenhemi renditet në vendin e 4-të me 30 pikë ndërsa Brentford në vendin e 10-të me 20 pikë.