Sigal

Bayerni i Mynihut ka fituar trofeun e Superkupës së Gjermanisë, duke marrë hak për humbjen e sezonit të kaluar në Kupë ndaj Eintrat Frankfurtit. Skuadra bavareze e drejtuar nga Niko Kovac e ka pasur të thjeshtë, duke e mbyllur takimin në shifrat 5-0.

Lewandowski ishte protagonist absolut, duke shënuar një tripletë personale, dy prej të cilëve në 45 minutat e para. Golat e tjerë te kampionët e Gjermanisë i shënuar Coman dhe Alcantara, duke konfirmuar superioritetin e Bayernit në Gjermani.