Premier League: Manchester City ‘shkatërron’ Leicester, Arsenal dhe Tottenham bëjnë detyrën

213
Sigal

Boxing Day u buzëqeshi skuadrave të mëdha në Premier League pasi Manchester City, Tottenham dhe Arsenal bënë detyrën duke fituar lehtësisht sfidat e tyre respektive. Citiziens luajtën tenis ndaj Leicester në Etihad në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Guardiolës të cilën Manchester City e fitoi me rezultatin 5-3. Që City të merrte fitoren e 9-të radhazi realizoi 4 gola që në pjesën e parë në duelin ndaj dhelprave, me De Bruyne, Mahrez, Gundogan dhe Sterling.

Leicester nuk u dorëzua duke provuar gjithçka për gjithçka në pjesën e dytë teksa në harkun e 10 minutave shënoi tre herë me Maddison, Lookman dhe Iheanacho, por vetëm kaq pasi Laporte dhe Sterling vulosën fitoren e City-t që ruajti kreun e Premier League edhe pas javës së 19-të duke u shpallur kampion dimri. Mori fitoren e 4-t radhazi duke blinduar vendin e 4-t Arsenali, që triumfoi me rezultatin e thellë 0-5 në transfertën ndaj Norwich City. Dygolëshi  i Saka dhe finalizimet e Tierney, Lacazette dhe Smith-Roëe i dhanë një fitore të rëndësishme Arsenalit që e ngjitën në kuotën e 35 pikëve. Falë golave të Harry Kane, Lucas Mouras, dhe Son, bëri detyrën edhe Tottenham i Contes që triumfoi me shifrat 3-0 ndaj Crystal Palace.