Premier League/ Kampionati mund të rinisë më 17 qershor

268
Sigal

Premier League po afrohet me hapa të mëdhenj drejt rifillimit të kampionatit. Dje u rikthyen stërvitjet e “vërteta”, ku pati kontakte dhe ndërhyrje fizike. Sot, 20 klubet e ligës kanë vendosur të rifillojnë. “Telegraph” raporton se më datë 17 qershor do të luhen dy takimet e prapambetura Mançester Siti – Arsenal dhe Aston Vila – Shefilld Junajtid, ndërsa në fundjavën e 20-21 qershorit do të vijohet me javën e 30-të.

Një hap i rëndësishëm dhe që do t’i detyrojë aktorët të përshpejtojnë punën duke qenë se mungojnë “vetëm” tre javë për të gjetur formën e duhur fizike. Fundi i sezonit parashikohet më 2 gusht, siç është caktuar edhe nga UEFA.

Tashmë vendimin duhet ta ratifikojë Federata Angleze, që është e orientuar për të dhënë dritën jeshile si për Premier League, ashtu edhe për Championship. Përgjigja e lojtarëve ndaj protokollit dhe shembulli i ardhur nga Bundesliga, kanë shtyrë futbollin anglez që të planifikojnë rifillimin.