PREKËSE/ “Janë dhe 10 minuta lojë babi do fitojmë”, tifozi i vogël kuqezi shpërthen në lot pas golit të Polonisë (VIDEO)

89
Sigal

Humbja e djeshme ndaj Polonisë ka shkaktuar jo pak mërzi dhe trishtim te tifozët e Shqipërisë, dhe fytyrën e vertetë të çdo përkrahësi të Kombëtarës nuk mund ta përshkruajë më mirë se video e mëposhtme e këtij djali të vogël.

Goli u shënua nga polakët pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes tonë, në një moment kur futbollistët kuqezi po bënin një lojë shumë të mirë.

Por në momentin kur u shënua goli, një djale i vogël i pranishëm në stadium nuk ka mundur dot të mbajë lotët dhe ka shpërthyer në ngashërim.

Babai i tij dëgjohet duke i thënë “mos u mërzit babi se kemi dhe 10 minuta lojë do fitojmë”, duke i dhënë shpresë në fakt ashtu siç çdo tifoz i dha vetes mbrëmjen e djeshme.